Kursi i këmbimit valutor – Forcohen monedhat e huaja. Paundi britanik shfaqet i qëndrueshëm

Monedha europiane e ka mbyllur këtë javë në rritje duke u blerë sot me 121.9 lekë dhe shitur me 122.4 lekë në raport me një ditë më parë, sipas tregut valutor vendas.
Dollari amerikan gjithashtu ka regjistruar një ngjitje të vlerës pasi është blerë sot me 112.7 lekë dhe është shitur me 113.4 lekë, krahasuar me dje.
Paundi britanik ndërkaq, këtë të premte është shfaqur më në fund i qëndrueshëm duke ruajtur vlerat e një dite më parë, konkretisht në blerje me 145 lekë dhe në shitje me 145.9 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal, Franga zvicerane ka fituar pikë këtë fundjave duke u blerë me 114.2 lekë dhe shitur me 115 lekë, krahasuar me ditën e djeshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.