Kursi i këmbimit valutor – Forcohen sërish Euro dhe Paundi. Dollari humbet pikë

Monedha e Eurozonës ka fituar sërish pikë këtë të Martë duke kapur kuotën e 123.2 pikëve, referuar të dhënave të Credins Bank.
Ndërkaq edhe Paundi Britanik ka regjistruar një tjetër rrije prej 0.5 pikë duke u ngjitur në vlerën e 143 lekëve.
Dollari Amerikan ka shënuar një rënie të lehtë duke zbritur në nivelin e 110.3 lekëve, krahasuar me ditën e djeshme.
Franga Zvicerane ka mbetur në po të njëjtat vlera sikurse ditën e hënë prej 111.5 lekë. Dollari Kanadez dhe ai Australian janë këmbyer sot me përkatësisht 84.7 lekë dhe 75.5 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.