Kursi i këmbimit valutor – Ja çfarë ka ndodhur me monedhat e huaja këtë të enjte

Monedha e Eurozonës nuk ka shënuar asnjë luhatje edhe këtë të enjte duke qëndruar në kuotën e 122.8 lekëve.
Edhe Paundi Britanik vazhdon të qëndrojë konstant në nivelin e 142.5 lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank.
Dollari amerikan ka pësuar regjistruar një rritje shumë të lehtë duke kapur vlerën e 110.8 lekëve.
Franga Zvicerane mbetet dhe sot në kuotën e 111.5 lekëve.
Dollari kanadez dhe ai australian këmbehen sot me përkatësisht 84 lekë dhe 76.2 lekë sikurse edhe ditën e djeshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.