Kursi i këmbimit valutor – Java mbyllet e trazuar për Paundin dhe Dollarin ndërsa Euro qëndron ‘statike’

Monedha e Eurozonës e ka mbyllur këtë javë në kuotën e 122.8 lekëve duke mos regjistruar luhatje sipas të dhënave të publikuara nga Credins Bank.
Ndërkaq Dollari amerikan është forcuar me 0.2 pikë këtë fundjavë duke kapur nivelin e 111 lekëve.
Paundi britanik ka humbur 0.2 pikë duke zbritur në fund të kësaj jave në vlerën e 142.3 lekëve.
Franga zvicerane vazhdon edhe sot të kuotohet me 111.5 lekë.
Dollari kanadez dhe ai australian janë këmbyer këtë fundjavë me 84.7 lekë dhe 76.2 lekë sikurse edhe ditën e djeshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.