Kursi i këmbimit valutor – Luhatje të përgjithshme tek monedhat e huaja. Euro e mbyll javën i qëndrueshëm.

Këtë të premte monedha europiane e ka mbyllur javën njësoj sikurse dje duke u blerë me 121.7 lekë dhe shitur me 122.3 lekë.
Referuar kursit të këmbimit lokal, Dollari amerikan është blerë këtë fund jave me 110.6 lekë dhe shitur me 111.4 lekë, duke fituar pikë krahasuar me një ditë më parë.
Ndërkaq Paundi britanik ka humbur pikë në raport me dje duke e mbyllur këtë javën me 142.8 lekë në blerje dhe 143.7 lekë në shitje, sipas tregut valutor vendas.
Franga zvicerane ka mbetur në po të njëjtat vlera sikurse dje duke qëndruar edhe sot në kotën e 113 lekëve në blerje dhe 113.8 lekëve në shitje.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.