Kursi i këmbimit valutor – Monedhat e huaja regjistrojnë luhatje pozitive
Monedha e Eurozonës është rritur këtë të Martë duke kapur nivelin e 121.3 lekëve.
Ndërkaq Dollari Amerikan ka fituar 0.4 pikë duke u ngjitur në kuotën e 110.4 lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank.
Paundi Britanik gjithashtu është forcuar me 0.2 pikë në vlerën e 137.2 lekëve.
Franga Zvicerane ka fituar pikë sërish duke u kuotuar sot me 111.3 lekë.
Dollari Kanadez dhe ai Australian janë këmbyer sot me përkatësisht 83 lekë dhe 74.7 lekë duke shënuar rritje gjithashtu.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.