Kursi i këmbimit valutor – Paundi britanik humbet 2 pikë brenda natës! Çfarë ka ndodhur sot me Euron dhe Dollarin?!

Kjo e martë ka shënuar një rënie drastike për Paundin britanik i cili ka humbur 2 pikë brenda një nate duke u blerë sot me 142 lekë dhe shitur me 143.2 lekë.
Sipas tregut valutor vendas monedha europiane është dobësuar lehtë ditën e sotme duke u blerë me 121.6 lekë dhe shitur me 122.2 lekë në raport me një ditë më parë.
Dollari amerikan ndërkaq ka regjistruar një rritje krahasuar me ditën e hënë duke u blerë sot me 109.8 lekë dhe shitur me 110.6 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane ka shënuar një dobësim të lehtë të vlerës duke u blerë sot me 112.9 lekë dhe shitur me 113.7 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.