Kursi i këmbimit valutor – Paundi dobësohet ndjeshëm. Euro dhe Dollari shfaqen të qëndrueshëm
Monedha e Eurozonës është shfaqur e qëndrueshme këtë të mërkurë, duke u këmbyer edhe sot me 122.3 lekë.
Edhe Dollari Amerikan ka ruajtur po të njëjtën vlerë sikurse ditën e djeshme duke qëndruar në kuotën e 111.4 lekëve.
Ndërkaq Paundi Britanik është dobësuar ndjeshëm, duke humbur 0.6 pikë në nivelin e 136 lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank.
Franga Zvicerane vazhdon të qëndrojë në kuotën e 111.8 lekëve.
Dollari kanadez dhe ai Australian këmbehen edhe sot me përkatësisht 83.5 lekë dhe 75 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.