Kursi i këmbimit valutor –Paundi fiton 1 pikë brenda natës. Forcohen ndjeshëm Euro, Franga dhe Dollari.
Monedha europiane e ka mbyllur javën pozitivisht duke u blerë këtë të premte me 121.7 lekë dhe shitur me 122.4 lekë krahasuar me ditën e djeshme.
Edhe Dollari amerikan ka fituar plot 0.4 pikë duke u blerë sot me 111.9 lekë dhe shitur me 112.9 lekë në raport me një ditë më parë sipas kursit të këmbimit vendas.
Paundi britanik gjithashtu ka fituar pikë këtë fund jave pasi është blerë sot me 145 lekë dhe shitur me 146.7 lekë duke regjistruar një rritje prej 1 pikë krahasuar me dje.
Ndërkaq Franga zvicerane është forcuar këtë të premte duke u blerë me 113.9 lekë dhe shitur me 114.7 lekë sipas tregut valutor lokal.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.