Kursi i këmbimit valutor/ Paundi fiton pikë kundrejt monedhës vendase. Dobësohen sërish Euro dhe Dollari
Monedha e Eurozonës ka humbur pikë këtë të premte duke zbritur në nivelin e 121.5 lekë.
Ndërkaq edhe Dollari Amerikan ka pësuar rënie duke arritur në nivelin e 107.8 lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank.
Ndërkaq Paundi Britanik e ka mbyllur javën në rritje, duke fituar 0.2 pikë, është ngjitur në kuotën e 135.2 lekëve.
Franga Zvicerane ka regjistruar rënie të vlerës duke u kuotuar me 109.2 lekë. Dollari Kanadez dhe ai Australian këmbehen sot me përkatësisht 82.7 lekë dhe 75.4 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.