Kursi i këmbimit valutor – Paundi humbet 1 pikë brenda natës. Dollari forcohet ndërsa Euro nuk luhatet!

Sipas tregut valutor vendas, monedha europiane vazhdon edhe këtë të enjte të qëndrojë në po të njëjtat vlera sikurse dje, duke u blerë me 121.8 lekë dhe shitur me 122.4 lekë.
Paundi britanik ka regjistruar sërish luhatje të ndjeshme duke shfaqur paqëndrueshmëri të vazhdueshme që nga momenti i Brexit. Ai blihet sot me 145 lekë dhe shitet me 146 lekë duke humbur 1 pikë nga dita e djeshme.
Dollari amerikan ka fituar pikë ditën e sotme, pasi është blerë me 112.6 lekë dhe është shitur me 113.4 lekë, në raport me një ditë më parë sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane ka fituar pikë kundrejt monedhës vendase këtë të enjte duke u blerë sot me 114.1 lekë dhe shitur me 114.9 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.