Kursi i këmbimit valutor – Paundi ‘kërcen’ 0.6 pikë brenda natës. Euro nuk luhatet ndërsa dobësohet Dollari

Monedha europiane mbetet e qëndrueshme edhe këtë të mërkurë duke u blerë sërish me 121.9 lekë dhe shitur me 122.5 lekë, sipas tregut valutor lokal.
Ndërkaq Dollari amerikan vazhdon të humbasë pikë në raport me fillimin e javës, duke u blerë sot me 112.1 lekë dhe shitur me 112.9 lekë.
Sipas kursit të këmbimit vendas Paundi britanik ka fituar plot 0.6 pikë brenda natës krahasuar me dje duke u blerë sot me 145.1 lekë dhe shitur me 146 lekë.
Franga zvicerane është forcuar sërish ditën e sotme duke u blerë me 114.2 lekë dhe shitur me 115 lekë krahasuar me një ditë më parë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.