Kursi i këmbimit valutor – Paundi në rënie drastike, humbet më shumë se 1 pikë. Sa këmbehen sot Euro dhe Dollari?

Monedha europiane ka shënuar sot një rritje të lehtë të vlerës duke u blerë me 122 lekë dhe shitur me 122.7 lekë, sipas tregut valutor vendas.
Ndërkaq Paundi britanik ka pësuar një rënie drastike prej 1.1 pikësh në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 144 lekë dhe shitur me 145.4 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal, Dollari amerikan ka humbur 0.4 pikë këtë të enjte duke u blerë me 111.7 lekë dhe shitur me 112.6 lekë.
Franga zvicerane blihet sot me 114.2 lekë dhe shitet me 115 lekë, duke ruajtur të njëjta vlera si një ditë më parë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.