Kursi i këmbimit valutor – ‘Përmbyset’ monedha vendase. Si ka nisur java për Euron, Paundin, Dollarin dhe Frangën?!

Monedha europiane e ka nisur javën pozitivisht duke u blerë me 121.8 lekë dhe shitur me 122.4 lekë në raport me periudhën e 10-14 shkurtit.
Paundi britanik ka fituar 0.8 pikë gjatë fundjavës duke u blerë sot me 145.8 lekë dhe shitur me 146.8 lekë, sipas tregut valutor vendas.
Dollari amerikan blihet këtë të hënë me 112.2 lekë dhe shitet me 112.9 lekë, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar më javën që kaloi.
Franga zvicerane është blerë sot me 113.8 lekë dhe shitur me 114.6 lekë, referuar kursit të këmbimit lokal.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.