Kursi i këmbimit valutor – Rritje e fortë e monedhave të huaja. Zhvlerësohet ndjeshëm Leku!

Kjo e mërkurë ka nisur pozitivisht për monedhën europiane e cila është blerë sot me 122 lekë dhe shitur me 122.6 lekë, sipas tregut valutor vendas.
Ndërkaq edhe Dollari amerikan ka fituar 0.5 pikë ditën e sotme krahasuar me një ditë më parë duke u blerë me 110.7 lekë dhe shitur me 111.4 lekë.
Paundi britanik ka regjistruar një rritje këtë mes javë pasi është blerë sot me 143.7 lekë dhe është shitur me 144.5 lekë referuar kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane qëndron sërish e fortë edhe ditën e sotme duke shënuar sërish rritje teksa është blerë me 113.1 lekë dhe shitur me 113.9 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.