Kursi i këmbimit valutor – Rritje e përgjithshme për të gjitha valutat e huaja

Monedha europiane ka pësuar një rritje shumë të lehtë të vlerës këtë të Mërkurë, duke u blerë sot me 122.1 lekë dhe shitur me 122.7 lekë.
Ndërkaq Dollari amerikan ka regjistruar një ngritje të vlerës duke u blerë sot me 110.2 lekë dhe shitur me 110.9 lekë, referuar të dhënave të tregut valutor lokal.
Paundi britanik ka shënuar një rritje krahasuar me ditën e djeshme pasi është blerë sot me 144.5 lekë dhe shitur me 145.5 lekë.
Franga zvicerane gjithashtu ka ndjekur një linjë progresive duke u blerë sot me 111 lekë dhe shitur me 111.9 lekë sipas të dhënave të kursi të këmbimit vendas.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.