Kursi i këmbimit valutor – Si ka nisur kjo javë për Euron, Paundin dhe Dollarin?
Sipas tregut valutor vendas kjo javë ka nisur pozitivisht për Euron dhe Paundin ndërsa ka regjistruar dobësim të vlerës për Dollarin amerikan.
Më konkretisht monedha europiane blihet sot me 121.9 lekë dhe shitet me 122.5 lekë, duke u rritur krahasuar me javën e kaluar.
Paundi britanik gjithashtu është forcuar duke u shitur sot me 145.7 lekë dhe blerë me 146.5 lekë.
Dollari amerikan ka shënuar ulje të vlerës duke u blerë këtë të hënë me 109.4 lekë dhe shitur me 110.1 lekë.
Franga zvicerane blihet këtë fillim jave me 110.6 lekë dhe shitet me 111.4 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.