Kursi i këmbimit valutor – Vazhdojnë të zhvlerësohen monedhat e huaja. Çfarë ka ndodhur sot me Paundin, Dollarin dhe Frangën?

Monedha europiane është shfaqur sot e qëndrueshme pasi vazhdon të blihet me 122.4 lekë dhe shitet me 123.1 lekë, sipas tregut valutor vendas.
Ndërkaq Dollari amerikan është zhvlerësuar sërish kundrejt lekut, duke u blerë sot me 109.7 lekë dhe shitur me 110.8 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal, Paundi britanik ka humbur 0.3 pikë krahasuar me një ditë më parë duke u blerë sot me 139.7 lekë dhe shitur me 142 lekë.
Franga zvicerane në raport me dje ka humbur pikë pasi blihet sot me 113.9 lekë dhe shitet me 114.7 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.