Kursi i këmbimit valutor – Zhvlerësohen Euro dhe Dollari. Paundi vazhdon të forcohet
Monedha e Eurozonës ka shënuar një rënie këtë të Martë, duke humbur 0.3 pikë në nivelin e 121.2 lekë.
Edhe Dollari Amerikan ka regjistruar një ulje të vlerës duke kapur kuotën e 109.6 lekë, referuar të dhënave të Credins Bank.
Ndërkaq Paundi Britanik është rritur ndjeshëm ditën e sotme duke kapur vlerën e 135.2 lekë, me një ngjitje prej 0.7 pikëve.
Franga Zvicerane ka rënë me 0.5 pikë në kuotën e 110.5 lekëve. Dollari Kanadez dhe ai Australian janë këmbyer sot përkatësisht me 83 lekë dhe 75 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.