Kursi i këmbimit/ Vazhdojnë luhatjet e Paundit, fiton gati 1 pikë brenda natës. Dobësohet monedha europiane
Monedha europiane është dobësuar këtë të mërkurë në raport më një ditë më parë teksa blihet sot me 123.7 lekë dhe shitet me 124.3 lekë.
Ndërkaq Paundi britanik ka regjistruar një rritje të rëndësishme prej 0.7 pikë nga dita e djeshme, duke u blerë sot me 136.7 lekë dhe duke u shitur me 138 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal Dollari amerikan ka pësuar një rënie të lehtë të vlerës krahasuar me ditën e martë duke u blerë sot me 109.5 lekë dhe duke u shitur me 110.3 lekë.
Referuar tregut valutor vendas Franga zvicerane është forcuar ditën e sotme në raport me dje duke u blerë sot me 115.7 lekë dhe duke u shitur me 116.8 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.