Kursi i këmbimit/ Vazhdojnë të zhvlerësohen Paundi dhe Dollari. Euro nuk luhatet

Monedha europiane vazhdon të ruaj të njëjtat vlera sikurse një ditë më parë pasi blihet edhe sot me 123.8 lekë dhe shitet me 124.3 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal, Paundi britanik ka humbur 0.4 pikë në raport më ditën e hënë duke u blerë sot me 136 lekë dhe duke u shitur me 137.2 lekë.
Dollari amerikan gjithashtu është zhvlerësuar këtë të martë në raport me monedhën vendase teksa është blerë me 109.4 lekë dhe është shitur me 110.2 lekë.
Franga zvicerane është shfaqur e qëndrueshme ditën e sotme krahasuar me ditën e djeshme duke u blerë edhe sot me 115.6 lekë dhe duke u shitur me 116.6 lekë referuar tregut valutor vendas.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.