Kursi i këmbimit/ Vazhdon të dobësohet Paundi britanik, humbet rreth 1 pikë brenda natës. Forcohet sërish Dollari amerikan

Monedha europiane edhe pse me luhatje të lehta të vlerës ka vijuar edhe këtë të martë të humbasë pikë duke u blerë sot me 123.6 lekë dhe duke u shitur me 124.1 lekë.
Paundi britanik vijon rënien sërish edhe ditën e sotme duke zbritur me 0.7 pikë nga dita e djeshme teksa blihet sot me 137 lekë dhe shitet me 138 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan ndërkaq është forcuar këtë mëngjes në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 104.6 lekë dhe duke u shitur me 105.4 lekë.
Referuar tregut valutor vendas Franga zvicerane ka humbur 0.3 pikë nga dje teksa blihet ditën e sotme me 113.5 lekë dhe shitet me 114.5 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.