Kursi i këmbimit/ Vëzhgimi i shifrave, çfarë ndodhi me euron gjatë muajit gusht
Monedha europiane EURO e ka mbyllur muajin gusht me duke njohur rritje krahasuar me fillimin e muajit.
Referuar kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro e nisi muajin duke u këmbyer me 121.31 lekë. 15 ditëshi i muajit solli një rënie të mëtejshme të euros kundrejt lekut, aq sa arriti në nivelin e 120 lekëve. Në këtë rast, ndikim mendohet të ketë pasur fluksi i lartë i hyrjes së turistëve që sjell në vend më shumë euro. Ditët kur euro ka njohur kuotat më të ulëta kanë qenë 5, 6 dhe 16 gushti.
Raporti nis të ndryshojë pas datës 19 gusht kur euro njohu rritje të lehtë kundrejt lekut duke u rikthyer në nivelin e 121 lekëve.
Ndërkohë, “kapërcimin” më të madh euro e njohu pas 28 gushtit kur arriti nivelin e këmbimit 122 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.