Kursi i këmbimit/ Zhvlerësohen ndjeshëm valutat e huaja. Paundi humbet gati 1 pikë
Monedha europiane është dobësuar këtë të enjte në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 123.6 lekë dhe duke u shitur me 124.3 lekë.
Ndërkaq edhe Paundi britanik ka pësuar një rënie prej 0.7 pikë nga dita e djeshme pasi është blerë sot me 137.3 lekë dhe është shitur me 138.7 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal Dollari amerikan gjithashtu ka pësuar një zbritje të vlerës nga dita e mërkurë teksa është blerë sot me 110.3 lekë dhe është shitur me 111.2 lekë.
Referuar tregut valutor vendas Franga zvicerane ka regjistruar një ulje me 0.2 pikë nga dje pasi është blerë sot me 113.8 lekë dhe është shitur me 115.1 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.