Kursi i këmbimit/ Zhvlerësohen valutat kryesore. Nuk luhatet monedha europiane

Monedha europiane vijon edhe këtë të mërkurë të ruaj të njëjtat vlera sikurse ditën e martë duke u blerë sot sërish me 123.4 lekë dhe duke u shitur me 123.9 lekë.
Dollari amerikan ka regjistruar një rënie prej 0.3 pikë nga dita e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 103.6 lekë dhe është shitur me 104.4 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik gjithashtu ka shënua një rënie të lehtë të vlerës duke u blerë sot me 137.9 lekë dhe duke u shitur me 139 lekë, krahasuar me një ditë më parë, referuar tregut valutor vendas.
Franga zvicerane ka pësuar një zhvlerësim të ndjeshëm prej 0.4 pikë nga dita e martë duke u blerë ditën e sotme me 113.3 lekë dhe duke u shitur me 114.3 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.