Kursi i këmbimit/ Zhvlerësohet monedha vendase. Paundi britanik regjistron rritjen më të fortë të tregut valutor

Monedha europiane është forcuar këtë të mërkurë duke u blerë sot me 123.7 lekë dhe duke u shitur me 124.3 lekë në raport me ditën e djeshme.
Ndërkaq Paundi britanik ka shënuar rritjen më të fortë të tregut valutor duke fituar 0.8 pika nga dita e martë teksa blihet sot me 137 lekë dhe shitet me 138.2 lekë.
Dollari amerikan gjithashtu ka shënuar rritje të lehtë të vlerës krahasuar me dje duke u blerë sot me 104.7 lekë dhe duke u shitur me 105.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane ka fituar 0.3 pikë nga një ditë më parë duke u blerë sot me 114.5 lekë dhe duke u shitur me 115.5 lekë sipas tregut valutor vendas.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.