Kursi i këmbimit/ “Zhytet” sterlina – Rifiton pikë Euro, ngjitet në nivelin e 125 lekëve

Java është mbyllur me luhatje të ndryshme në tregun e këmbimit valutor vendas. Humbjen më të madhe e ka regjistruar paundi britanik, i cili ka vijuar rënien edhe gjatë ditës së sotme.
Referuar të dhënave të siguruara nga ‘Credins Bank’, monedha është zhvlerësuar me plot 1 pikë nga valuta vendase, leku. Situata e tensionuar për shkak të marrëveshjes Brexit vijon ta lëkundë akoma më tej valutën britanike në kursin e këmbimit valutor.
Ndërkohë, pas disa ditësh në rënie, euro ja rifituar pikë këtë të premte. Valuta është rritur minimalisht me 0.2 njësi për lekë kundrejt monedhës vendase, për të mbërritur sërish në nivelin e 125 lekëve.
Dollari nga ana tjetër po ashtu ka ndalur rënien në mbyllje të kësaj jave, pasi valuta është rritur lehtë me 0.1 pikë. Monedha këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 111.3 lekë bë blerje dhe 111.8 lekë në shitje.
Ndërsa, lidhur me valutat e tjera të huaja, në rritje janë evidentuar edhe dollari australian si dhe ai kanadez, respektivisht me 0.2 dhe 0.1 njësi për lekë. Ndërkohë, franga zvicerane ka mbetur në të njëjtat vlera të një dite më parë, e fiksuar në kuotën e 111.2 lekëve.
G.D/SCAN
Ju mund të informoheni për Kursi i këmbimit valutor çdo ditë, përmes telefonit tuaj
Shkarkoni FALAS aplikacionin SCAN Media
PlayStore https://play.google.com/store/apps/details?id=com.scan_tv.tv
AppStore https://itunes.apple.com/al/app/scan-media/id1448376226?mt=8
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.