Kursi i këmbimit, ditë e mirë për paundin britanik – Valutat e tjera në rënie ndaj lekut

Ditën e mërkurë, tregu i këmbimit valutor është hapur me një forcim të paundit britanik ndaj monedhës vendase. Valuta kështu rekuperon humbjet e javës së shkuar, duke fituar në raport me ditën e hënë, kur shitej për 149.5 lekë, plot 2.9 pikë.
Në një fazë rekuperimi është edhe dollari amerikan, i cili e kishte nisur javën me rënien më të madhe prej muajsh. Krahasuar me fillimin e javës, valuta e Shteteve të Bashkuara pa fituar plot 0.9 pikë në raport me lekun.
Euro ndërkohë është në humbje krahasuar me ditën e hënë, kur dukej këmbehej për 133.5 lekë. Kursi i valutës është duke reflektuar edhe politikën europiane, e cila po përballet me negociatat me Britaninë e Madhe për daljen nga Unioni. Teksa paundi është forcuar me shenjat e para të progresit, rrjedhimisht valuta e përbashkët europiane ka shënuar një dobësim.
Sa i takon shportës së valutave të tjera ndërkombëtare, dollari australian dhe franga zvicerane kanë mbetur të pandryshuara në raport me vlerat e tyre të fillimjavës, ndërsa dollari kanadez ka shënuar një dobësim të lehtë me 0.3 pikë.
Valuta | Shitet | Blihet |
EUR/ALL | 133.30 | 133.90 |
USD/ALL | 112.40 | 113.20 |
GBP/ALL | 151.20 | 155.20 |
AUD/ALL | 85.00 | 86.00 |
CAD/ALL | 87.20 | 88.20 |
CHF/ALL | 114.00 | 115.00 |
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.