Kursi i këmbimit/Euro, humbësi i madh i së mërkurës – Të gjitha valutat e tjera rriten

Ditën e mërkurë, valuta e eurozonë ka marrë një goditje të madhe në tregjet valutore. Euro ka shënuar humbje kundrejt të gjitha monedhave kryesore si dollari amerikan, jeni japonez dhe paundi britanik.
Ky dobësim është reflektuar edhe në tregun vendas, ku euro ka rënë me 0.2 pikë kundrejt lekut, në nivelin më të dobët të regjistruar muajt e fundit.
Krahasuar me ditën e djeshme, dollari amerikan, paundi britanik, dollari australian dhe dollari kanadez janë forcuar të gjitha kundrejt lekut në vlera të ndryshme, ndërsa franga zvicerane ka mbetur në të njëjtin nivel.
Për dollarin, rritja erdhi si rezultat i pritshmërive të investitorëve ndaj rritjes së pritur të interesave nga ana e Rezervave Federale, për të cilin sot pritet edhe një njoftim zyrtar.
Ndërsa paundi britanik mori një shtysë nga publikimi i statistikave të inflacionit, i cili u rrit papritur me një rekord 6-vjeçar, në normën 3.1% gjatë muajit Nëntor.
Valuta | Shitet | Blihet |
EUR/ALL | 133.00 | 133.70 |
USD/ALL | 113.10 | 113.80 |
GBP/ALL | 151.00 | 152.00 |
AUD/ALL | 85.50 | 86.50 |
CAD/ALL | 88.00 | 89.00 |
CHF/ALL | 114.00 | 114.90 |
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.