Kursi këmbimit / Ndryshime në tregun valutor. Forcohen Euro, Paundi dhe Dollari

Monedhat e huaja kanë fituar pikë kundrejt Lekut këtë të Mërkurë, referuar të dhënave të Credins Bank. Euro është këmbyer sot me 122.6 lekë ndërsa Dollari Amerikan ka fituar plot 0.3 pikë duke kapur vlerën e 109.8 lekëve.
Ndërkaq edhe Paundi Britanik ka regjistruar rritje duke kapur nivelin e 138.7 lekëve.
Edhe Franga Zvicerane ka pasur të njëjtën ecuri ditën e sotme duke fituar 0.2 pikë dhe arritur në vlerën e 109 lekëve.
Ndërsa Dollari Kanadez dhe ai Australian janë këmbyer sot përkatësisht me 81.2 lekë dhe 75.8 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.