Kursi i këmbimit – Stërlina nis “arratisjen”, fiton vlerë ndaj valutave – Euro dhe Dollari Amerikan pa luhatje

Paundi Britanik ka qenë surpriza e sesionit të sotëm të këmbimit valutor, ku si në tregjet ndërkombëtare, ashtu edhe në tregun vendas, ka fituar terren të konsiderueshëm ndaj valutave të tjera.
Krahasuar me ditën e djeshme, stërlina e ka rritur vlerën me plot 1 lekë, duke kapur nivelin më të lartë prej mesit të dhjetorit.
Valuta e Britanisë së Madhe ka përfituar nga zhvillimet e fundit në negociatat për largimin dhe performanca ekonomike mbi pritshmëritë.
Ndërkohë, valutat e tjera kryesore, euro dhe dollari amerikan kanë mbetur në të njëjtat nivele të ditës së mërkurë. Monedha e përbashkët europiane vijon të mbajë një kurs të lartë këmbimi me lekun, çka favorizon pagamarrësit në këtë valutë, por jo blerjet.
I paluhatur ka qëndruar edhe dollari kanadez, i fiksuar në kuotën e 87.5 lekëve. Sakaq, për dollarin australian ka një rritje me 0.4 pikë ndaj lekut.
Franga zvicerane duket se ka humbur fitimet e djeshme, duke u kthyer në nivelet normale të javës.
Valuta | Shitet | Blihet |
EUR/ALL | 133.60 | 134.20 |
USD/ALL | 109.30 | 110.00 |
GBP/ALL | 151.50 | 152.50 |
AUD/ALL | 87.00 | 88.00 |
CAD/ALL | 87.50 | 88.50 |
CHF/ALL | 113.30 | 114.20 |
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.