Kursi këmbimit valutor / Euro dhe Dollari Amerikan forcohen ndjeshëm. Paundi shfaqet i qëndrueshëm.
Monedha e Eurozonës ka fituar plot 0.5 pikë për herë të parë pas shumë kohësh duke u këmbyer sot me 122.5 lekë.
Edhe Dollari Amerikan është forcuar ndjeshëm duke arritur sot në nivelin e 109.5 lekëve me një rritje prej 0.7 pikësh.
Ndërkaq Paundi Britanik ka shfaqur qëndrueshmëri duke u kuotuar edhe sot në nivelin e 138.5 lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank.
Leku është zhvlerësuar sot duke humbur pikë kundrejt Frangës Zvicerane e cila ka kapur vlerën e 108.8 lekëve. Të njëjtën ecuri kanë ndjekur edhe Dollari Kanadez dhe ai Australian të cilët këmbehen sot përkatësisht me 81.2 lekë dhe 75.6 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.