Kursi këmbimit valutor/ Euro dhe Paundi e nisin javën në rënie. Forcohet ndjeshëm Dollari

Monedha e Eurozonës e ka nisur javën në rënie duke arritur në vlerën e 121.6 lekëve.
Ndërkaq edhe Paundi Britanik ka humbur 0.2 pikë duke u kuotuar këtë të hënë në vlerën e 136.3 lekëve.
Ndërkaq Dollari Amerikan ka fituar 0.7 pikë duke kapur nivelin e 108.5 lekëve, sipas të dhënave të Credins Bank.
Franga Zvicerane vazhdon edhe këtë fillim jave të këmbehet me 108.5 lekë. Sa i përket Dollarit Kanadez dhe atij Australian janë këmbyer sot përkatësisht me 80.7 lekë dhe 74.3 lekë duke regjistruar qëndrueshmëri krahasuar me javën e kaluar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.