Kursi këmbimit valutor / Euro, Paundi dhe Dollari Amerikan e nisin javën në rënie
Java e monedhave të huaja në tregun e këmbimit valutor ka nisur me një zhvlerësim të ndjeshëm. Referuar të dhënave të Credins Bank, Euro ka humbur sërish pikë këtë të hënë duke u këmbyer me 122 lekë.
Edhe Paundi Britanik ka pësuar rënie duke kapur nivelin e 138.5 lekëve. Ndërkaq Dollari Amerikan ka zbritur në vlerën e 108.8 lekëve duke shënuar një zbritje prej 0.5 pikësh.
Franga Zvicerane është dobësuar ndjeshëm kundrejt monedhës vendase duke kapur vlerën e 108.4 lekëve.
Ndërsa Dollari Kanadez dhe ai Australian këmbehen sot përkatësisht me 80.8 lekë dhe 75.3 lekë duke shënuar rritje të vlerës së tyre.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.