Kursi këmbimit valutor/ Euro, Paundi dhe Dollari rinisin “zbritjen”
Kjo javë ka nisur me forcim të monedhës vendase kundrejt valutave të huaja. Referuar të dhënave të Credins Bank, Euro ka humbur pikë këtë fillim jave duke zbritur në vlerën e 121.7 lekëve.
Ndërkaq edhe Paundi Britanik ka regjistruar rënie duke u këmbyer sot me 136.6 lekë.
Dollari Amerikan gjithashtu ka ndjekur të njëjtën ecuri negative duke arritur në nivelin e 108.2 lekëve, me një humbje prej 0.7 pikësh.
Franga Zvicerane është këmbyer sot me 108.5 lekë. Për sa i përket Dollarit Kanadez dhe atij Australian janë kuotuar sot përkatësisht me 81 lekë dhe 74.8 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.