Kursi i këmbimit valutor – Leku ndal vrullin, por euro dhe dollari mbeten të dobëta

Dita e martë ka sjellë shumë pak ndryshime në tregun vendas të këmbimit valutor. Pothuajse të gjitha valutat kanë ruajtur nivelet e ditës së hënë, me përjashtim të dollarit amerikan i cili është rritur me 0.2 pikë ndaj lekut.
Ngadalësimi i tregut vendas vjen si reagim i ngrirjes së tregjeve ndërkombëtare, ku investitorët janë në pritje të fjalimit të kreu të ri të Rezervave Federale në SHBA, Jerome Poëell. Politikat monetare që do të deklarohen gjatë fjalës në Kongres, do të përcaktojnë nëse dollari amerikan ka vend për t’u ringritur nga pika më e ulët e tre viteve të fundit ku ndodhet aktualisht.
Nga ana tjetër, edhe monedha e përbashkët europiane gjendet përballë një hezitimi nga investitorët, të cilët po ndjekin me kujdes zgjedhjet e të dielës në Itali dhe dialogun për formimin e qeverisë në Gjermani.
Ndërkohë në vend, “lufta” e hapur ndaj përdorimit të euros vazhdon ta mbajë këtë valutë në nivele të ulëta. Me kursin aktual prej 131.8 lekësh, euro mbahet në nivelin më të ulët të 9 viteve të fundit.
Stërlina ka rezultuar si monedha më e qëndrueshme nga treshja e valutave kryesore dhe pavarësisht luhatjeve mban pothuajse të njëjtin nivel prej 6 muajsh.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.