Kursi këmbimit valutor/ Monedha vendase në “rënie të lirë”. Forcohen valutat e huaja

Monedha e eurozonës e ka nisur javën në vlera të qëndrueshme duke vazhduar të kuotohet me 122.2 lekë sikurse javën e kaluar.
Ndërkaq Dollari Amerikan vazhdon të rritet ne tregun valutor duke fituar këtë të Hënë plot 0.5 pikë duke kapur nivelin e 107.8 lekë.
Edhe Paundi Britanik është forcuar ditën e sotme, referuar të dhënave të Credins Bank, duke arritur në kuotën e 136.5 lekëve.
Franga Zvicerane ka humbur 0.5 pikë duke u këmbyer me 109.5 lekë. Dollari kanadez dhe ai Australian janë rritur në vlerën e përkatësisht 82.3 lekëve dhe 75.4 lekëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.