Kursi këmbimit valutor/ Paundi dhe Dollari humbin pikë kundrejt lekut. Euro e mbyll javën në të njëjtat vlera

Euro e ka mbyllur javën në vlera të pa ndryshuara, sipas të dhënave të Credins Bank monedha e eurozonës vazhdon edhe sot të këmbehet me 121.5 lekë.
Ndërkaq Dollari Amerikan është zhvlerësuar me 0.2 pikë duke kapur vlerën e 107.3 lekëve.
Edhe Paundi Britanik është dobësuar me 0.3 pikë duke zbritur në nivelin e 136.2 lekëve.
Franga Zvicerane ka regjistruar rritje duke u kuotuar këtë të premte me 109 lekë. Ndërsa Dollari kanadez dhe ai Australian janë këmbyer sot përkatësisht me 81.2 lekë dhe 74.2 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.