Kursi këmbimit valutor/ Paundi dhe Euro regjistrojnë rënie. Forcohet monedha vendase
Monedha e Eurozonës ka shënuar një rënie të vlerës këtë të Martë duke humbur 0.2 pikë dhe kapur vlerën e 122 lekëve.
Ndërkaq edhe Paundi Britanik ka humbur 0.4 pikë duke zbritur në nivelin e 136.1 lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank.
Dollari Amerikan është shfaqur i qëndrueshëm duke ruajtur të njëjtën vlerë sikurse ditën e djeshme, në kuotën e 107.8 lekëve.
Franga Zvicerane është dobësuar me 0.2 pikë duke rënë në nivelin e 109.3 lekëve. Dollari Kanadez dhe ai Australian këmbehen sot me përkatësisht 82.2 lekë dhe 75.2 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.