Kursi këmbimit valutor/ Paundi në rënie drastike. Forcohet Dollari, ndërsa Euro vazhdon të këmbehet me 122 lekë.

Kjo mes javë ka regjistruar disa luhatje të ndjeshme për valutat e huaja kryesore. Monedha e Eurozonës vazhdon edhe sot të këmbehet me 122 lekë sikurse dje.
Ndërkaq Dollari Amerikan është forcuar me 0.2 pikë duke kapur nivelin e 108 lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank.
Paundi Britanik ka shënuar një rënie të forte prej 0.6 pikësh duke zbritur në kuotën e 135.5 lekëve.
Franga Zvicerane mbetet ende në vlerën e 109.3 lekëve. Dollari Kanadez dhe ai Australian janë këmbyer sot me përkatësisht 82.2 lekë dhe 75.2 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.