Kursi këmbimit valutor/ Ulje drastike për Paundin dhe Dollarin. Euro dobësohet sërish

Këtë të Martë monedha e Eurozonës ka regjistruar sërish rënie të vlerës duke zbritur në kuotën e 121.5 lekëve.
Ndërkaq Dollari Amerikan ka shënuar një zbritje drastike prej 0.7 pikësh duke rënë në vlerën e 107.8 lekëve.
Të njëjtën ecuri ka pësuar dhe Paundi Britanik i cili ka humbur plot 1.1 pikë duke kapur nivelin e 135.2 lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank.
Leku ka zhvlerësuar edhe valutat e tjera të huaja duke dobësuar kështu edhe Frangën Zvicerane e cila sot këmbehet me 108.2 lekë. Edhe për sa i përket Dollarit Kanadez dhe atij Australian ka pasur ulje të vlerave duke u këmbyer sot përkatësisht me 80.3 lekë dhe 73.5 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.