“Kursimi i karburantit, modernizoni transportin publik” – Sulçe: Do inkurajonte përdorimin e urbanëve për të shkuar në punë. Nuk mjafton 1ditë pa makina

Nga data 3 prill, e diela e parë e çdo muaji do të jetë dita pa makina në të gjitha qytetet kryesore të çdo qarku. Vendimi u njoftua para disa ditësh nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në rrjetet sociale dhe ka për qëllim kursimin e karburantit, si dhe mbrojtjen e mjedisit e shëndetit.
Megjithatë, sipas ekspertëve qeveria duhet të mendojë politika serioze dhe afatgjata në këtë drejtim, duke nisur nga modernizimi i transportit publik, me qëllim rritjen e përdorimit të tij dhe dekurajimin e përdorimit të automjeteve.
Po ashtu, sipas Sulçes një nga problemet ekzistuese është mungesa e korsive të dedikuara.
Deri më tani “Dita pa makina” , të dielën e parë të çdo muaji është njoftuar vetëm në rrjetet sociale, ndërkohë që ende nuk ka një dokument zyrtar, që të përcaktojë më konkretisht sesi do të veprohet.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.