Kurti: Pensioni minimal do të bëhet 150 euro
Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij zyrtarë “facebook” ka njoftuar se kafenë e mëngjesit e ka pirë me pensionistë në parkun e Gërmisë.
Ai po ashtu ka thënë se me qeverisjen e VV-së pensioni minimal do të jetë 150 euro.
“Trajtimi i pensionistëve në shtetin tonë ka qenë jo dinjitoz, dhe qeveritarët e mëparshëm kanë qenë mosmirënjohës ndaj gjeneratave më të moshuara. Me qeverisjen e Lëvizjes pensioni minimal do të bëhet 150 euro brenda mandatit të parë. Shumë shërbime publike, ndër të cilat dhe transporti publik, do të jenë falas për pensionistët, shkruan Zëri.
Me djersën e tyre jemi rritur ne, dhe sot ua kemi borxh trajtimin dinjitoz”, ka thënë Kurti.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.