Kush do të përfitojë më shumë lekë në pagat e prillit! Përllogaritja zyrtare e aktit në Kuvend: Varion nga 7.800 lekë deri në 23 mijë lekë

Qeveria shqiptare ka dërguar për miratim në Kuvend aktin normativ që afron për në datën 1 prill, skemën e re të tatimit mbi pagat. Akti normativ u miratua si pjesë e paketës së qeverisë për të përballuar krizën e çmimeve. Nga kjo lëvizje, arkës së shtetit do t’i mungojnë më shumë se 1 miliardë lekë.
Ky akt normativ propozon që të fillojë nga 1 prilli 2022.
Rritja e pagës dysheme të patatueshme, nga 30 mijë lekë, që ështe aktualisht, në 40 mijë lekë në muaj.
Nga ky ndryshim, sipas aktit, përfitojnë 71,500 qytetarë, në masën totale prej 557 milionë lekësh në vit.
Shuma e përfitimit është mesatarisht 7,800 lekë për vit për çdo qytetar.
Reduktimi i normës tatimore me 50% për tatimpaguesit më të ardhura nga paga nga 40,001 lekë/muaj deri në 50,000 lekë/muaj
Përfitojnë rreth 58,000 tatimpagues, me një shumë përfitimi rreth 11,700 lekë mesatarisht për tatimpagues/vit, ose në total 678 milionë lekë/vit për të gjithë tatimpaguesit.
Tatimi 23% parashikohet të filloje të aplikohet në pagat mbi 200,000 lekë/muaj, nga 150,000 lekë/muaj, që është aktualisht.
Numri i përfituesve nga ky ndryshim është rreth 5.900 tatimpagues dhe shuma e përfitimit është mesatarisht 23.000 lekë për tatimpagues/vit, në vlerën totale prej 13 5 milionë lekësh në vit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.