Kush është ambasadori i ri i OSBE në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco?
Ambasadori Vincenzo Del Monaco nga Italia mori detyrën si Shefi i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri në 16 Nëntor 2020.
Del Monaco ka shërbyer për 23 vjet në shërbimin diplomatik të Italisë. Para se të bashkohej me Prezencën në Shqipëri, ishte Ambasador i Italisë në Armeni dhe para kësaj Ambasadori i Italisë në Mal të Zi. Ai gjithashtu ka shërbyer në Pekin, në Bruksel, në Përfaqësinë e Përhershme Italiane në BE; dhe në kabinetin e këshilltarit diplomatik të ish-Presidentit të Italisë Giorgio Napolitano.
Ai u diplomua në Drejtësi si student ekselence nga Universiteti La Sapienza i Romës, ka një diplomë Master në Drejtësi në Studime të Larta Ligjore Evropiane nga Kolegji i Evropës në Bruges, dhe një diplomë nga Ecole Nationale d’Administration.
Ambasadori Del Monaco përgjatë karrierës së tij është shpërbyer me Urdhrin e Meritës së Republikës Italiane (Commendatore), Légion d’Honneur Franceze (Chévalier) dhe Urdhrin e Flamurit Malazez (rangu i dytë).
Ai flet italisht, anglisht dhe frëngjisht, është i martuar dhe ka tre fëmijë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.