Kush është destinacioni me më shumë postime në rrjetet sociale?
Tashmë në epokën e rrjeteve sociale duket se asnjë udhëtim nuk është i plotë pa postimet e fotove në rrjetet sociale si Instagram, Faceebook apo Twitter.
Udhëtarët shpesh i shoqërojnë fotot e tyre edhe me vendodhjen e saktë për të treguar se ku janë shkrepur fotot e tyre.
Gjatë viteve të fundit kulla Eiffel në Paris ka qenë një nga destinacionet më të kudo gjendura në fotot e Instagramit por duket se gjatë këtij viti, sipas një studimi të kryer nga Travel Bird, vendin e parë e zë Disneyland në Kaliforni me plot 14.6 milionë hashtags.
Disneyland u hap për herë të parë, në vitin 1955 plot 60 vjet më parë dhe ende vazhdon të tërheqë vizitorë nga e gjithë bota. E ndërtuar nën mbikëqyrjen e drejt për drejtë të Ëalt Disney, Disneyland i Anaheim sjell disa nga tregimet më të dashura në jetë.
Sipas studimit, edhe pse kulla Eiffel ka zbritur nga vendi i parë ka ende një numër të konsiderueshëm vizitorësh dhe numëron plot 7.2 milion hashtage.
Në renditje e treta vjen Walt Disney World në Florida e cila u hap më vitin 1971 dhe numëron plot 5.4 milionë Hashtags.
Më pas në vendin e katërt e të pestë renditen South beach në Miami dhe muri i Berlinit.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.