Kush është William Burns, drejtori i ri i CIA-s i zgjedhur nga Biden?

Joe Biden njoftoi të hënën se ka zgjedhur diplomatin veteran William Burns të jetë drejtor i CIA-s.
Një ish-ambasador në Rusi dhe Jordani, i cili luftoi Iranin për përpjekjet bërthamore në 2013, Burns, 64 vjeç, ka një karrierë 33-vjeçare në departamentin e shtetit nën presidentë republikanë dhe demokratë. Ai u ngrit për t’u bërë zëvendës sekretar i shtetit para se të dilte në pension në 2014 për të drejtuar Carnegie Endowment of Peace International.
Mes trazirave pasi Donald Trump mori detyrën në 2017, Burns “mbajti gjuhën” deri vitin e kaluar, kur filloi të shkruante kritikisht mbi politikat e Trump në punët e jashtme.
“Bill Burns është një diplomat shembullor me përvojë në skenën botërore duke e mbajtur të sigurt popullin dhe vendin tonë,” tha presidenti i zgjedhur në një deklaratë.
Burns ka marrë tre çmime presidenciale të dalluara për shërbimin e tij dhe nderimet më të larta civile nga Pentagoni dhe komuniteti i inteligjencës amerikane.
Një i diplomuar në Universitetin La Salle në Filadelfia me gradë të avancuar në Universitetin e Oksfordit, ai u bashkua me shërbimin e huaj në 1982 dhe para se të emërohej ambasador në Rusi në 2005 shërbeu si ndihmës i lartë i sekretarëve William Christopher dhe Madeleine Albright, si dhe drejtor i zyrës së planifikimit të politikave.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.