Kush është Zingaretti-Vëllai i “komisar Montalbano-s”, bëhet kreu i opozitës në Itali, pason Matteo Renzin
Nicola Zingaretti, Presidenti i rajonit të Lazios të Italisë, është bërë kreu i ri i Partisë Demokratike të Qendrës së Majtë, pas kapjes së 70 % të votave të parashikuara në zgjedhjet e së dielës.
Më shumë se 1.6 milionë mbështetës partiakë hodhën votat e tyre në të gjithë vendin në një pjesëmarrje më të lartë se sa parashikohej, duke i dhënë partisë shpresën që ajo të mund të rivendoset si një forcë e besueshme kundër qeverisë populiste të Italisë.
Rezultati konsiderohet si një provë lakmie për forcën e Partisë Demokratike dhe vjen një vit pasi administrata e saj u rrëzua me një humbje të turpshme, pas së cilës u formua koalicioni qeveritar mes ligës së Djathtë dhe M5S (Lëvizja pesë yje). Situata e krijuar asokohe krijoi përçarje të brendshme, e cila deri në zgjedhjet kombëtare u udhëhoq nga ish-kryeministri Matteo Renzi, stili konfrontues i të cilit largoi përkrahësit.
Renzi përgëzoi Zingarettin në një deklaratë duke thënë se ai mori “një fitore të mrekullueshme dhe të qartë”. “Tani ky zjarr miqësor duhet të ndalet” shtoi ai. “Kundërshtarët tanë politikë nuk janë në shtëpi, por në qeveri.”
Nicola është vëllai i vogël i Luca Zingaretti, të njohur si komisari i famshëm Salvo Montalbano. Ai është njohur me politikën që ne adoleshencë. Në moshën 17 vjeçare është angazhuar në lëvizjen për paqen, ndërsa që nga 1985 deri në 1989 ka qënë sekretar komunal i Romës në Fedratën e të rinjve komunistë italianë.
J.V/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.