Kush fitoi nga BQE? – Gjermanët flasin për humbje, por shifrat flasin ndryshe

Shumë gjermanë e shohin programin e blerjes së titujve të Bankës Qendrore Europiane si dhe uljen e normave të interesit si një skemë për të ulur borxhin e vendeve të Europës së jugut në kurriz të vendeve të Europës veriore.
Lehtësimi i politikave monetare në Eurozonë ka filluar që prej vitit 2008 me shpresën për të përshpejtuar procesin e rimëkëmbjes ekonomike pas krizës së rëndë të atyre viteve dhe atyre që pasuan. Por, normat e ulëta të interesit kanë dëmtuar rëndë ata që kursejnë, duke iu ulur ndjeshëm fitimet që korrnin nga kursimet, e më pas duke i zeruar këto fitime.
Nga ana tjetër, normat e ulëta të interesit ulën ndjeshëm edhe normat e interesit për kreditë, duke ndihmuar ata që marrin hua, e sidomos konsumatorët. Nga ana tjetër, gjermanët jo vetëm janë dëmtuar nga kjo politikë, pasi ka ndikuar në një shpërndarje më të mirë të pasurisë në të gjithë vendin. Për 16 rajone ka qenë një lajm i mirë. Shumë rajone gjermane tashmë janë në suficit falë normave të ulëta të interesit.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.