Kush fiton nga BQE? Franca dhe Gjermania zënë 54% të blerjes së bonove
Franca dhe Gjermania kanë marrë pjesën e luanit nga programi i Bankës Qendrore Europiane për blerjen e bonove koorporative, si pjesë e programit të stimujve, tregojnë të dhënat e fundit të publikuar nga institucioni me bazë në Frankfurt.
Kompanitë nga dy ekonomitë më të mëdha te Eurozonës zënë 54% të totalit të 114.7 miliardë euro të borxhit koorporativ që është blerë nëpërmjet Bankës Qendrore Europiane që prej Qershorit të vitit 2016 në përpjekjen për të ulur kostot e huamarrjes dhe nxitur rritjen ekonomike, tregojnë të dhënat e fundit.
Bonot korporatave pritet të zënë një pjesë më të madhe të blerjeve të Bankës Qendrore Europaine gjatë vitit të ardhshëm. Franca, që 31% të bonove në treg, është nënpërfaqësuar në këtë skemë, pasi përfaqësohet me vetëm 29% blerje.
Në të njëjtat pozita është edhe Italia. Spanja dhe Holanda ndërkohë i kanë kaluar kuotat e tyre.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.